U largua nga BabaStars por kjo gjë i mbeti Cozman-it nga grupi

 

U përfolën e u stërpërfolën raportet në mes anëtarëve të labelit “BabaStars”.

E në mes të këtij grupi pati përçarje ku pothuajse të gjithë anëtarët u shpërbënë përfshirë, Skivi, Cozman dhe Agon Amiga, shkruan lajmi.net.

Pas largimit të Cozman, reperi publikoi një sërë videosh teksa i bënte ‘diss-a’, kolegëve të tij, madje ai nxori edhe listat e pagesave të grupit.

Pavarësisht se nuk funksionojnë së bashku si label, Cozman nuk do ta harrojë asnjëherë ‘BabaStars’, pasi e ka edhe një tatuazh në qafë.

“BabaStars është tatuazh në zemrën time, jo vetëm në qafë e unë jam shumë krenar për këtë gjë”, tha disa ditë më parë Cozman. /Lajmi.net/