U spekulua se po e braktis aktrimin, Angelina Jolie nënshkruan për rolin e ri

 

Pavarësisht spekulimeve se po e brakstis aktrimin, Angelina Jolie nënshkruan kontratë për rolin në “Those Who Wish Me Dead”.

Angelina Jolie ka qenë duke menduar të tërhiqet nga aktrimi vitet e fundit, madje u fol se roli i saj në “Maleficent” ishte i fundit, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Aktorja 43-vjeçare ka nënshkruar për të qenë yll në filmin “Those Who Wish Me Dead”, raporton “Variety”.

Ky film do të bazohet në librin e Michael Koryta, ndërsa xhirimet pritet të fillojnë në muajin maj.

Jolie së fundi është parë teksa aktronte në dramën “By the Sea” në vitin 2015. /Lajmi.net/