U tallën të gjithë me të, shikoni çfarë bëri Ryva Kajtazi për ‘Miss Universe Kosovo’

Javën e kaluar u bë virale videoja e “Miss Universe Kosovo”, Zana Berisha gjersa prezantoi Kosovën në Tajlandë.

E më pas të gjithë u tallën me Zanën, në mënyrën se si kishte bërtitur “Zana Berisha Kosovooooooo”, shkruan lajmi.net.

Berisha gjithashtu gjatë një interviste u shpreh se ka qenë me dy orë gjumë dhe ishte e para për tu prezantuar, gjë kjo që mund t’i ndodhte çdokujt.

Megjithatë, këngëtarja, Ryva Kajtazi e ka përkrahur atë ku në InstaStory ka ndarë proflin zyrtar të saj.