“Undecided” vjen me klip nga Chris Brown, rekord klikimesh për pak orë

  Chris Brown ka publikuar me videoklip këngën “Undecided”.      

Chris Brown ka publikuar me videoklip këngën “Undecided”, pjesë e të cilit është Santa Monica, shkruan lajmi.net.

Në këtë klip, reperi vjen në skena romantike bashkë me Monican, ndërsa kënga po arrin shifra rekord klikimesh për pak orë.

Deri tani, ajo ka marrë afro 2 milionë klikime, kurse çfarë ka përgatitur këtë herë Chris Brown mund ta kuptoni në videon e mëposhtme. /Lajmi.net/