Urimi i Rita Orës për Ellen DeGeneres

 

Rita Ora ka uruar Ellen DeGeneres me rastin e ditëlindjes.

Rita Ora ka publikuar një fotografi në Instagram, përmes së cilës ka uruar moderatoren Ellen DeGeneres me rastin e ditëlindjes, shkruan lajmi.net.

“Urime ditëlindjen e vonë për këtë qenie të bukur dhe pabesueshme që është”, ka shkruar Rita.

Për ndryshe, Ellen përveç se moderatore është edhe komediane amerikane, producente, shkrimtare, aktiviste e LGBT.

Ajo njihet për emisionin “Ellen DeGeneres Show”, të cilin e drejton që prej vitit 2003. /Lajmi.net/