Vajza e Van Damme thotë se dëshiron ta vizitojë Shqipërinë

 

Vajza e aktorit të famshëm Jean Claude Van Damme gjatë një interviste të fundit është shprehur se dëshiron ta vizitojë Shqipërinë.

Gjatë një intersivte të fundit të realizuar për revistën ‘Class’, vajza e Van Damme, Bianca është shprehur se dëshiron ta vizitojë Shqipërinë, shkruan lajmi.net.

“Nuk kam qenë asnjëherë në Shqipëri, por do të doja ta vizitoja një ditë, atëherë do të mund t`i përgjigjem edhe kësaj pyetjeje”, është përgjigjur Bianca kur e kanë pyetur nëse e ka vizituar Shqipërinë dhe çfarë mendimi ka për shqiptarët.

Bianca e cila njihet për disa nga rolet e saj nëpër filma, në intervistën në fjalë ka folur edhe për raportin që e ka me babain e saj.

“Do të thosha që është si ai libri që e merr gjithmonë për ta lexuar, por nuk e përfundon kurrë, mjaftueshëm interesant për ta lexuar një herë në disa kohë. Ai ka qenë gjithmonë duke punuar e udhëtuar dhe me kalimin e kohës largësia u bë diçka normale për mua”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Van Damme është baba i tre fëmijëve, i ka dy djem dhe një vajzë./Lajmi.net/