Vajza zhbën “PO-në” e martesës në pak orë, merr fund lidhja e çiftit

Një burrë ka rrëfyer se ndihet i lënduar pasi propozimi që i bëri të dashurës e gëzoi vetëm disa orë.
Ai vendosi të shkruajë në “Reddit” rreth ngjarjes duke pyetur nëse ishte gabim i nxitur që u nda nga partnerja, e cila ndryshoi përgjigje.
Shkrimi i tij
E dashura ime (besoj ish-e dashura tani) dhe unë shkuam në një udhëtim me anije ku vendosa ti propozoj. Krijova një shfaqje me një fotograf dhe cdo gjë, e kur i bëra pyetjen ajo tha “Po”! Isha aq i lumtur, sikur ishte një ëndërr. Morëm shampanjë dhe bëmë disa fotografi. Kur u kthyem në dhomë, ajo më tha se nuk donte aktualisht të martohej me mua.
U lëndova shumë në atë moment. Po qaja dhe e pyeta përse ma bëri këtë dhe ajo më tha që ishte faji im që planifikova një propozim public pa e diskutuar martesën me të. Ajo më rrëfeu se poi bënim gjërat shumë shpejt dhe nuk ishte gati. I thashë që duhet të më tregonte, në vend që të më jepte shpresë dhe të më shkatërronte më vonë. Ajo refuzoi të më dëgjonte apo të pranonte. I dhashë fund lidhjes tonë në atë moment pasi nuk mund të përballoja një ftohtësi të tillë. A jam unë idiot apo ajo?
/Ora News.tv/