Valer Kolnikaj bëhet baba për të dytën herë

Ish banori i Big Brother, Valer Kolnikaj njoftoi publikun se do të bëhet baba përsëri.

 

Valer Kolnikaj ishte i ftuar në emisionin ‘Xing me Ermalin’ dhe përgjatë emisionit ai bëri të ditur se do bëhet baba përsëri, shkruan lajmi.net.

“Po presim një fëmijë, një bekim të madh nga zoti”, u shpreh Valeri përgjatë emisionit.

‘Është bekim i ardhur nga zoti në kohën më të duhur. I qofshim falë atij për çdo të mirë që na sjellë në jetë dhe për çdo person që na zbukuron jetën’ shtoi ai.

Kujtojmë se Valeri ka edhe një djalë me bashkëshorten saj Mandalena dhe tani janë në pritje të djalit të dytë. /Lajmi.net/