Vallëzimi i nuses me babain e sëmurë në karrocë bëhet viral në internet

Ëndrra më e madhe e vajzave është që të nisin ceremoninë e dasmës duke kërcyer me babain. Edhe një nuse nga Alabama e Shteteve të Bashkuara e kishte menduar atë moment që kur ishte fëmijë dhe ia doli ta realizonte, ndonëse i ati ishte në karrige me rrota.

Babai Jim kishte pësuar sulm në tru para një viti dhe nuk ia mundësonte të bijës vallëzimin tradicional. Megjithatë, Mary ishte e lumtur që ai ishte i pranishëm në sallë.

Ngjarja ndodhi më 29 dhjetor 2018, Mary Bourne Roberts do të kurorëzohej me të fejuarin James Butts, por fillimisht duhet të kërcente me babain.

Ndryshe nga rastet kur baballarët marrin vajzat, Mary shkoi tek i ati për ta marrë në mes të skenës. Të dy kërcyen dhe e shijuan në maksimum vallëzimin, i cili u bë viral duke u shpërndarë me shpejtësi në internet.

 

View this post on Instagram
 

Vallëzimi i nuses me babain e sëmurë në karrocë bëhet viral në internet

A post shared by  RTV Ora News (@rtvoranews) on

/Ora News.tv/