Vdes e vetmuar dhe në varfëri, më pas zbulohet se kishte qenë milionere

 Një grua e moshuar vdiq mes varfërisë dhe vetmisë pa e ditur se në të vërtetë kishte qenë milionere.

Rafaella Donvito, jetonte në Milano dhe vdiq më 25 prill të 2018. Komunës iu desht të priste një muaj për të bërë ceremoninë mortore pasi asnjë familjar apo mik nuk dukej për të tërhequr arkivolin.

E lindur në Tripoli në 1940 gruaja u thoshte fqinjëve se nuk kishte asnjë të afërm në Itali vetëm disa kushërinj të largët në SHBA. Vetë bënte një jetë të thjeshtë dhe të varfër.

Vetëm pasi vdiq administratori i pallatit  arriti të shpluhuroste misterin e jetës së gruas.

Nga korrespondenca private kishte zbuluar se gruaja kishte ishte trashëgimtare e dy shoqërive imobiliare dhe disa tokave në Lombardi. Gruaja e cila vuante nga kanceri i pashërueshëm dhe që kishte vdekur e varfër në të vërtetë kishte qenë e pasur dhe shumë  e pasur.

Pasurinë e kishte trashëguar nga bashkëshorti i cili kishte vdekur 20 vjet më parë. Lajmi është publikuar nga corriere.it dhe historia nuk mbyllet këtu.

Kërkohet një trashëgimtar?

Flitet se pasuria mund ti kalojë një kushërire në Amerikë por misteri vazhdon.

/Ora News.tv/