Vdes foshnja, u prek nga njerëz me duar të palara

 

Një nënë lëshoi një paralajmërim urgjent pasi foshnja e saj e shëndetshme vdiq vetëm disa orë pasi u fotografua në një foto të lumtur familjare.

Fleur Edwards u dërgua për të fjetur në krevatin e saj në një mbrëmje në gusht 2018 por nuk u zgjua më kurrë.

Autopsia zbuloi se foshnja 3 muajshe kishte pasur kontakt me streptokokun e grupit B, ose GBS, një bakter i zakonshëm që gjendet në trup.

Bakteri nuk dëmton të rriturit por mund të jetë fatal kur kalon tek foshnjat.

Një ditë përpara se Fleur të vdiste, familja e saj mori pjesë në një event për mbledhjen e fondeve për një të afërm ku nëna e saj, Emily Vandenbrouck, tha se foshnja ishte mbajtur në duar nga shumë njerëz.

GBS ndodh më së shumti kur të porsalindurit mbledhin bakteret nga nëna gjatë lindjes.

Por në raste të rralla, foshnjat që kanë sistem imunitar më të dobët, mund të jenë të prekshëm nga marrja e baktereve nga duart e palara të të rriturve.

Familja e pikëlluar e Fleur nga Paignton, Devon janë të dëshpëruar për të vënë në dijeni rëndësinë e të qenurit të pastër kur preken foshnjat.

“Fleur u mbajt dhe u puth nga shumë njerëz atë ditë, ndoshta e mbajti dikush që nuk i kishte larë duart pas përdorimit të tualetit,”-tha Vandenbrouck. “Dua të ndërgjegjësoj familjet e tjera në mënyrë që të mos përjetojnë të njëjtën dhimbje si unë. Kur e vendosëm për të fjetur ishte plotësisht e lumtur dhe normale. Nuk kishte temperaturë. Por kurrë nuk u zgjua. Asaj i pëlqente të flinte gjumë dhe fjeti gjatë natës.”


/Ora News.tv/