Vdes njeriu më jetëgjatë në botë

 

Burri më i vjetër në botë, 113 vjeç ka vdekur në shtëpinë e tij në Japoninë veriore. Masazo Nonaka humbi jetën në orët e para të mëngjesit të së dielës kur ishte në gjumë, njoftoi familja e tij.

Mbesa e tij, Yuko Nonaka tregoi se vdiq në mënyrë natyrale.

Masazo u certifikua nga Guinness World Records në prill 2018 si njeriu më i vjetër në botë që ka jetuar 112 vjet dhe 259 ditë.

Ai lindi më 25 korrik 1905, Nonaka u rrit në një familje të madhe dhe pati një biznes që ia kishin lënë prindërit. Hoteli që kishte drejtohet tani nga mbesa e tij Yuko.

Yuko tha se gjyshi dukej të ishte si zakonisht derisa motra e saj më e madhe e vërejti se nuk po merrte frymë. Ai u deklarua i vdekur nga mjeku i tij i familjes.

/Ora News.tv/