Vëllai i Kiara Titos feston ditëlindjen dhe sigurisht nuk kishte si të mungonte urimi i motrës. Përmes një postimi në “Instastory”, Kiara ka zbuluar se i vogli i familjes Tito mbush sot 12 vjeç.
Teksa ka publikuar një foto ku shihet duke u përqafuar me vëllain e saj, Kiara i ka treguar atij se sa i rëndësishëm është për të dhe sa me fat është ajo që e ka vëlla.
“Ti je një nga pjesët më të mira të jetës sime dhe unë jam me shumë fat që të quaj vëllai im. Të uroj një ditëlindje të mrekullueshme”.
Ndonëse kanë disa vite diferenca, Kiara kur ishte brenda shtëpisë së Big Brother Vip 2 s’nguroi të tregonte sa i rëndësishëm është ai për të dhe raportin e unik që të dy kanë.
© Fotot e marra nga Instagrami i Kiares