Vëllezërit binjakë nuk tregojnë kush është babai i fëmijës, testi ADN-së dështon ta zbulojë

 

Loading poll ...

Dy vëllezër binjakë identikë janë urdhëruar të paguajnë të dy detyrimet e një fëmije, pasi refuzuan të tregonin se kush është babai i vajzës së lindur.

Gjykatësi Filipe Luis Peruca, tha se përderisa atësia nuk mund të zbulohet, të dy vëllezërit duhet të paguajnë për fëmijën.

Ata refuzuan ti tregonin gjykatësit se cili ishte babai, në një komplot për të mos paguar asgjë.

Madje edhe testi i ADN-së nuk arriti të zbulonte babain e vërtetë të foshnjës për shkak se janë binjakë dhe përbërja e tyre gjenetike ishte shumë e ngjashme.

Gjyqtari tha se fakti që një prej vëllezërve nuk po merr përgjegjësinë si babai është sjellje e turpshme dhe nuk mund të tolerohet nga ligji.

Gjykatësi tha se ata i hoqën të drejtën vajzës për të ditur se kush ishte babai i saj.

Sipas vendimit të gjykatës secili prej tyre duhet të paguajë 60 dollarë në muaj për foshnjën.

Ndërsa u urdhërua që emrat e të dy vëllezërve do vendosen në certifikatën e lindjes së vajzës.

Emrat e binjakëve nuk janë zbuluar për arsye ligjore. Ndërsa në gjykata u identifikuan si Fernando dhe Fabricio.

Gjykatësi tha se binjakët përdorën ngjashmërinë e tyre të madhe për të imituar njëri-tjetrin dhe për të dalë me sa më shumë gra që të ishte e mundur. Ata përdornin këtë fakt për tu mbrojtur nga akuzat se po mashtronin të dashurat.

/Ora News.tv/