Vendimet e Komisionit Disiplinor në Superligën e Kosovës

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami, në mbledhjen e mbajtur me datë 23.02.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës.

Vendimet të cilat u morën nga kjo mbledhje ishin këto: Klodian Duro kryetrajner i KF “ Feronikeli” është dënuar 300 euro. Pasi ka një procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar për mosrespektim të kodit sportiv dhe sjelljes josportive në ndeshjen Feronikeli –Gjilani zhvilluar me datë 15.02.2021 në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas, përcjell lajmi.net.

Azem Mecinaj zyrtar i KF “ Drenica“ nga Skënderaj është dënuar me të holla 200 euro, për sjellje jo sportive në ndeshjen Prishtina – Drenica, zhvilluar në stadiumin “ Fadil Vokrri” në Prishtinë .

Skender Mustafa, ndihmëstrajner te KF “Drenica” pasi sulmoi futbollistin e FC “ Besa “ me nr 34 Agon Gjaka , duke e kapur për fyti më të dy duart , për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq , sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes  është  pezullohuar pa të drejtë të udhëheqjes të ndeshjes deri në kompletimin e lëndës.

Procedurë tjetër është hapur edhe ndaj Kryetrajnerit të KF “ Drenica” , Bledar Devolli, lëshim në organizim të ndeshjes. Kërkohet deklaratë shtesë nga personi për siguri nga KF “ Drenica “ në lidhje me rastin.

Hapet procedurë disiplinore ndaj kryetarit të KF “KEK-u”, Besnik Mjeku.

Pas përfundimit të ndeshjes KEK-u – Kika, derisa gjyqtarët po shkonin në zhveshtore tenton ta sulmojë gjyqtarin kryesor të ndeshjes, mirëpo pas reagimit të policisë parandalohet sulmi. Me këtë rast gjyqtari kryesor e ndëshkon me karton të kuq , sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Ai p Pezullohet pa të drejtë kryerje të të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK-së , deri në kompletimin e lëndës.

Naim Biçkaj, kryetar i KF “KIKA” është pezulluar pa të drejtë kryerje të të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK-së , deri në kompletimin e lëndës, pasi kishte reaguar duke ofenduar rëndë gjyqtarin kryesor dhe asistentin e dytë./Lajmi.net/


UEFA po heton abuzimin racor ndaj Ibrahimovic

Koeman tregon ndeshjen kur mund të rikthehet Araujo