Veprimi i qenit të thyen zemrën!

Lidhja midis një nëne dhe foshnjës së saj është emocioni më i fortë në tokë, jo vetëm për njerëzit por edhe për kafshët.

Kjo video që të thyen zemrën, është dëshmi për këtë.

Klipi, i cili u bë viral në Kinë, tregon një labrador që po përpiqet me dëshpërim të gërmojë për të nxjerrë të voglin e saj nga varri, pasi ai ngordhi dhe u varros nga pronari i tyre.

Këlyshi femër ishte 4 ditësh dhe më i vogli që erdhi në jetë nga 7 të lindurit e qenit labrador i quajtur “Panther”.

Pronari i qenve, Li Lunguang, jeton në qytetin Zhumadian në provincën Henan të Kinës qendrore.

/Ora News.tv/