Victoria Beckham u zemërua kur kuptoi se Rita ka flirtuar në fshehtësi me djalin e saj 18 vjeçar

Victoria Beckham u zemërua kur kuptoi se Rita ka flirtuar në fshehtësi me djalin e saj 18 vjeçar

 

Victoria Beckham u zemërua pasi Rita Ora, 26 vjeçe, kishte flirtuar në fshehtësi me djalin e saj 18 vjeçar, Brooklyn.

Victoria Beckham ishte zemëruar kur mësoi se djali i saj adoleshent ishte puthur me këngëtaren, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Brooklyn ka flirtuar me këngëtaren Rita Ora, duke bërë kështu që nëna e tij të frustrohet.

Çifti ishin takuar në fshehtësi dhe i kishin shkruar njëri-tjetrit mesazhe flirtuese, kur Brooklyn ishte 18 vjeç dhe këngëtajra 26.

Një burim i tyre tha “Ajo e bëri të qartë se nuk e miraton këtë lidhje”.

Victoria dhe David ia ndaluan atij që të takohej me Ritën, atë e dërguan në Nju Jork për ta mbajtur larg nga këngëtarja, e njohur për disa lidhje me yje të  rock-ut dhe modele femra.

Një burim tha “Victoria pa disa mesazhe të tyre. Ajo nuk donte që djali i saj të shkonte në rrugë të gabuar dhe nuk donte që ata të takoheshin”.

Çifti ishin parë duke i mbajtur duart njëri-tjetrit në Londër, një muaj më vonë, në qershor të 2017-ës, ata përsëri u panë bashkë në festivalin e Glastonburyt.

Por, brenda kohës sa zgjati festivali, Brooklyn u kthye në kolegj në Nju Jork dhe i dhanë fund lidhjes. /Lajmi.net/