Lajme

VIDEO/ “A i sigurove lekët e operacionit?” Mes lotësh Ronaldo rrëfen fjalët e fundit të së atit

Ronaldo Sharka është ai personazh i cili pavarësisht përfundimit të Big Brother Vip 2 ka vijuar të ruajë interesin e ndjekësve dhe mediave në të. Të gjithë tashmë e dini që ai është një nga konkurentët e “Kepit të Vipave”. Një rrëfim mjaft prekës ka ardhur nga ai në këtë puntatë të këtij formati.

Mes lotësh, Ronaldo ka rrëfyer periudhën më të vështirë të jetës së tij, e cila ishte ajo pasi doli nga shtëpia e Big Brother Vip.

Teksa po bisedonte me Jorin dhe Kejsin, Ronaldo tregoi se në momentin që hyri në shtëpinë e “Vëllait të Madh”  nuk kishte asnjë lekë dhe priste që jeta t’ i ndryshonte pas spektaklit. Gjithashtu, gazetari rrëfeu edhe për humbjen e të atit si dhe fjalët e fundit që ky i kishte thënë para se të ndërronte jetë.

Momenti që unë nuk e harroj kurrë në jetën time dhe nuk kam për ta harruar, është momenti kur babi ishte në reanimacion. Përveç se ishim në ditët, orët e fundit të jetës së tij, thjesht më pyet “a i sigurove lekët e operacionit?” Sepse e donte shumë jetën dhe po i kisha siguruar.

Madje tani që kam disa ditë këtu në Turqi, kam disa ditë pa shkuar tek varri. Se është momenti sa i dhimbshëm dhe paqesjellës për mua. Është shumë e vështirë. Se këtu ha, pi, dal, por kur shtrihem në darkë dhe e kujtoj…”, tha gazetari mes lotësh.

© Video e marre nga profili ne instagram i “Kepit te Vipave”