Luiz Ejlli prej ditësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku dhe po zhvillon një sërë koncertesh. E teksa ndodhet në Amerikë, sigurisht që ai është ndalur edhe të familjarët e tij. Këtë e zbuloi vetë Luizi përmes një positmi në “Instagram”, ku tregoi se kishte takuar motrën dhe kunatin, të cilët prej vitesh jetojnë dhe punojnë në SHBA.
Ndërkohë së fundmi, Luizi ka postuar një video në “Instastory” ku me shaka shprehet se bashkëshorti i motrës e ka futur për të punuar.
“Qysh se erdha në Amerikë kisha dy ditë pushim, erdhi burri i motrës e më tha ‘A je pushim? Po, hajde me punu. Kam furgonin e shtrojmë pllaka’. Ika, ju ruajt i madhi Zot se kena me shtruar do pllaka”, thotë Luizi duke qeshur, ndërsa kunati i cili po realizonte dhe videon dëgjohet teksa i thotë: Hajde punë të mbarë.