Videoja e gjahtarit me dhelprën shkakton zemërim

Kjo video tregon një gjuetar që ndjek dhe sulmon një dhelpër të plagosur rëndë, duke e hedhur atë në ajër dhe duke përplasur në tokë disa herë.

Loading poll ...

Pamjet tronditëse u regjistruan në Spanjë.

Ajo ka shkaktuar zemërim në mesin e aktivistëve të të drejtave të kafshëve në vend dhe është raportuar në Departamentin e Shërbimit të Mbrojtjes së Natyrës pranë Gardës Civile Spanjolle

Në video, e cila është shpërndarë në mediat sociale, burri qesh ndërsa ndjek pas dhelprën e plagosur rëndë.

Gjahtari kap kafshën për bishtin dhe e hedh atë në ajër.

Dhelpra rrëzohet në tokë dhe përpiqet të zvarritet, por ndalet sërish pasi kapet për bishti.

/Ora News.tv/