Vin Diesel me fjalë prekëse për Paul Walker

 

Vin Diesel e ka kujtuar me mall mikun e tij të ndjerë Paul Walker.

Në nëntor të këtij viti janë bërë 6 vite që nga vdekja e aktorit Paul Walker, shkruan lajmi.net.

“The Fast and Furious” mund të ketë vazhduar edhe pa të mirëpo miku i tij i ngushtë, Vin Diesel e kujton çdo herë me mall, dhe jo vetëm në përvjetor.

“Mirënjohës për kujtimet e paçmueshme…Gjithmonë”, ka shkruar ai pranë postimit.

Paul Walker, i cili ka interpretuar rolin e Brian O’Conner në sagën “Fast and  Furious”, humbi jetën më 30 nëntor të vitit 2013 në një aksident automobilistik në Kaliforni në moshën 40-vjeçare./Lajmi.net/