Vjollca Haxhiu publikon këngën e re “Si njo e njo”

 

Vjollca Haxhiu ka publikuar projektin e ri muzikor.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vjollca Haxhiu ka lansuar këngën e re së cilës ia ka bashkangjitur edhe klipin, shkruan lajmi.net.

“Si njo e njo”, mban titullin kënga e re e Vjollcës, ku në videoklip vjen mjaft elegante dhe atraktive.

Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar Ghulo, muzikën dhe orkestrimin Wirusi kurse për bitin është përkujdesur Nurteel.

Projektin tanimë mund ta gjeni në platformën YouTube dhe që pritet t’i pëlqejë edhe publikut. /Lajmi.net/