Vlora Çitaku pas 20 vitesh takon një person shumë të rëndësishëm

Vlora Çitaku është ambasadorja e Kosovës në ShBA, shkruan GazetaBlic.

Ajo përveç se është një femër e suksesshme, është edhe atraktive.Vlora, është aktive në rrjete sociale ku ndan postime të ndryshme.

Së fundi, në llogarinë e saj ‘Instagram‘, ka ndarë një foto me gazetarin e njohur Massimo Calabrese.

‘Pas 20 vitesh takova gazetarin me të cilin kam punuar gjatë luftës në Kosovë dhe me të cilin kam hyrë në Kosovë ditën e çlirimit me 12 Qershor. Massimo Calabrese sot eshte shef i byrosë së Time magazine në Washington.’ ka shkruar Çitaku në foto.

Shikojeni imazhin: