Yjet botëror festuan ditën e marihuanës duke konsumuar drogë, mes tyre edhe një shqiptare

Yjet botëror festuan ditën e marihuanës duke konsumuar drogë, mes tyre edhe një shqiptare

 

Miley Cyrus dhe Snoop Dogg u shfaqën në rrjete sociale duke tymosur drogë për ditën e marihuanës, 420.

Miley Cyrus dhe Snoop Dogg ishin në mesin e një numri të madh të famshmëve që festuan ditën e marihuanës 4/20, të shtunën, shkruan lajmi.net.

“DailyMail” shkruan se çdo 20 prill konsumuesit e marihuanës shfaqin dashurinë e tyre për këtë lloj droge, në këtë rast nuk u përjashtuan të famshmit, të cilët me krenari treguan se pinë këtë drogë.

Miley Cyrus festoi këtë ditë duke postuar disa imazhe në Instagram, ku shfaqet duke konsumuar marihuanë.

Edhe Snoop Dogg postoi diçka lidhur me këtë ditë, ai në një video u shfaq në makinë duke konsumuar drogë, teksa po këndonte,

Po ashtu, Paris Jackson u fotografua duke tymosur, vajza e Michael Jackson në atë postim shkroi “Shërimi i ndjenjave”.

Pëveç këtyre arsitëve të njohur, edhe një këngëtare shqiptare postoi foto duke konsumuar lëndë narkotike.

Është fjala për Enca Haxhinë, e cila u fotografua e zhveshur në vaskë duke tymosur, kurse pjesët intime i mbuloi me mbishkrimin “420”, që nënkupton datën 20 prill. /Lajmi.net/