Zaimina Vasjari kujton takimin e parë me vajzën e saj Khloe

 

Vajza e këngëtares shqiptare Zaimina Vasjari, sot është bërë një vjeçe.

Me rastin e një vjetorit të vajzës së saj, Zaimina Vasjari me emocion i ka ndarë me ndjekësit disa video në Instagram, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja shqiptare, me rastin e një vjetorit të Khloe, ka zgjedhur që të ndajë me ndjekësit momentet nga takimi i parë i tyre si nënë e bijë.

Zaimina ka theksuar se Khloe është arsyeja që ajo e ka humbur gjumin dhe ky fakt e bën të lumtur duke e ditur se zeshkania njihet si një nënë shumë e përkushtuar.

Duhet kujtuar se ajo ka arritur t’i ruajë linjat trupore edhe pas lindjes./Lajmi.net/