Zbokth, kruarje të vazhdueshme dhe rënie flokësh, ja si t’i eliminoni të gjitha me një kokërr panxhar

Kur bëhet fjalë për flokët, gjëja e parë që ju vjen në mendje është lyerja dhe stilimi i tyre. Por, nëse këtë gjë mund ta zgjidhni me një vizitë të shpejtë tek parukierja, problemet e tjera si rënia, hollimi i flokëve, majat dyshe dhe zbokthi kërkojnë kohën e tyre për t’u trajtuar. 

Në artikullin e sotëm Living ju propozon 1 metodë efektive dhe aspak të shtrenjtë për të  trajtuar zbokthin në kushte shtëpie. Para së gjtihash duhet të dini që zbokthi shkaktohet nga një parazit tepër i zakonshëm,një kërpudhë lëkure e quajtur Pityrisporum ovale.

Kur kjo kërpudhë ndodhet në sasi të mëdha ose kur njeriu është tepër i ndjeshëm ndaj saj, lëkura kundërvepron duke krijuar zbokth në skalpin e kokës.  Edhe pse nuk është një problem serioz, prania e tij është e bezdisshme, sepse shkakton kruajtje, acarim dhe, në një numër më të vogël rastesh, rënie të flokëve.

Përdorimi i rregullt i ujit të panxharit ndihmon për të eliminuar zbokthin ,i cili u jep flokëve një pamje të pisët. I pasur me minerale, është një zgjidhje e shkëlqyer për të forcuar fibrat e flokëve, veçanërisht kur ato janë të thata.

Përbërësit:1 panxhar dhe 1 gotë uji (250 ml)

Përgatitja: Vendosni panxharin në një tenxhere me ujë dhe ziejeni atë me zjarr të ulët për 10 minuta. Prisni që të ftohet dhe të filtroni lëngun me një sitë ose kullesë. Kaloni lëngun e përftuar mbi gjithe flokun dhe masazhojeni për 3 ose 5 minuta. Lëreni të veprojë gjithë natën pa shpëlarje. Aplikojeni të paktën 3 herë në javë dhe ju lutemi mos harroni te na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtypur mbi (Foton) e cila ndodhet direkt pas perfundimit te fjalise . Faleminderit per mbeshtetjen SHQIPE .