Zbulohen sa para do fitojnë skuadrat nga Seria A

Inter do fitojë 23.4 milionë euro që ia doli të fitojë Seria A dhe është diferenca prej tre milionë eurove mes pozitës së dytë dhe të tretë.

Siç raporton Calciofinanza, ky edicion i Seria A ka vlerë rreth 1.1 miliard euro. Gjysma e tyre do ndahet mes 20 skuadrave që ishin pjesëmarrëse në ligë, transmeton lajmi.net.

20 për qind do jetë për mbështetësit e klubit, derisa 30 për qind e të mbeturave varet nga paraqitjet, pra 15 për qind nga paraqitjet këtë edicion dhe 15 për qind nga rezultatet që nga viti 1946.

Inter që ka fituar Seria A pas plotë 11 viteve do fitojë 23.4 milionë euro, por Milan, Atalanta dhe Napoli mund të përfundojnë pas “Neurazzurëeve”.

ilan përballet me Atalantan, derisa Napoli e pret Veronën.

Juventus luan në shtëpi ndaj Bolognas dhe i duhet fitore që të përfundojë në top katër, por nga ana tjetër Napoli ose Milan duhet të dështojnë për t’i arkëtuar pikët e plota.

Kush përfundon në top katër do këtë më shumë fitim nga ana ekonomike, e kjo falë çmimeve të Ligës së Kampionëve.

Inter dhe Atalanta kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve dhe dy vendet e tjera mbesin në garë nga tri skuadra, Milan, Juventus dhe Napoli.

Çmimet e Seria A duke u bazuar në renditje:

1.€23,4m

2.€19,4m

3.€16,8m

4.€14,2m

5.€12,5m

6.€10,9m

7.€9,3m

8.€8,3m

9.€7,4m

10.€6,3m

11.€5,5m

12.€5m

13.€4,6m

14.€4,1m

15.€3,6m

16.€3,2m

17.€2,8m

18.€2,2m

19.€1,6m

20.€0,9m./Lajmi.net/


Zvicra U21 publikon listën e të ftuarve, tre talentë kosovarë

Allegri do ta mbajë Iscon te Reali