Zbulohet data e publikimit të projektit mes Shyhrete Behlulit dhe Learta Jakupit

‘Për ty Nexhmije’, titullohet dueti mes vjehrës dhe resë.

 

Shyhrete Behluli së bashku me renë e saj, Leartën do të sjellin për herë të parë një duet, shkruan lajmi.net.

Është vetë Learta ajo që ka bërë të ditur edhe datën dhe orën e publikimit të këngës “Për ty Nexhmije”.

Learta përmes llogarisë së saj në rrjetin social Instagram ka bërë të ditur, se nesër me datë 7 maj në ora 14:00, do të publikohet projekti i ri muzikor i titulluar ‘Për ty Nexhmije’.

Dueti mes Shyhretës dhe Leartës është përkushtim për ikonën e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha. /Lajmi.net/