Zhduket panda e rrallë e kuqe nga kopshti zoologjik

Një pandë e rrallë e kuqe është zhdukur nga një kopësht zoologjik në Belfast.
Policia raportoi se panda u zhduk të dielën, ndërsa u kanë bërë thirrje njerëzve të kërkojnë për kafshën që është një specie e rrezikuar.
Policia mendon se panda është larguar vetë për të eksploruar bukuritë e Glengormley.
Pandat e kuqe janë aktive natën dhe zakonisht gjenden në zonat e pyllëzuara.
Ato nuk janë angresive por nëse ndihen në rrezik mund të mbrohen.
Qershorin e kaluar, dy panda të kuqe lindën në kopshtin zoologjik Cavehill, në veri të Belfast.
Binjakët lindën si rezultat i një programi mbarështimi.
Pandat e kuqe janë pak më të mëdha se macet shtëpiake.
Kafsha jeton në Himalajet në Butan, Kinë Jugore, Pakistan, Indi, Laos, Nepal dhe Birmania.
Gjithashtu njihet si “panda më e vogël” ose “firefox”.
Ato e kalojnë pjesën më të madhe të kohës në pemë.
/Ora News.tv/