Zhytësit sfidojnë frikën, prekin peshkaqenin më të madh në histori

Një ekip zhytësish arriti të bënte një takim nga afër me një prej peshkaqenëve më të mëdhenj në botë.

Ata hynë në thellësitë e Haëaii-t dhe sfiduan frikën duke i shkuar afër peshkaqenit të bardhë për të bërë një fotografi.  

Peshkaqeni, afërsisht 6 metra i gjatë dhe rreth 2.5 ton i rëndë, besohet të jetë një i zbuluar nga studiuesit rreth 20 vjet që mori emrin “Blu i thellë”.

Krijesa të tilla gjigante shihen rrallë në ujërat e Haëaii-t pasi preferojnë dete më të freskëta. Një prej zhytëseve paralajmëroi njerëzit se nuk është e thjeshtë të notosh pranë një peshkaqeni, prandaj duhet të largohen sa herë të shohin një të tillë për të shmangur sulmin.

/Ora News.tv/