ZYRTARE! Federata Italiane modifikon nenin anti-SuperLeague. Tani Juventusi rrezikon përjashtimin

Nga fjalët te faktet! Rregulli anti-SuperLeague është një realitet në Itali. Kjo është bërë me dije në një njoftim për shtyp të dhënë nga FIGC (Federata Italiane e Futbollit)

E gjitha e vendosur sot pasi është mbledhur Këshilli Federal. “Si pasojë e asaj që ishte përfshirë tashmë në Licencat Kombëtare në takimin e fundit në prill, Këshilli miratoi ndryshimin e Nenit 16 të NOIF në lidhje me konfiskimin dhe revokimin e anëtarësisë, me kusht që vetë Këshilli Federal, me propozimin e Presidentit Federal, të vendosë konfiskimin e klubeve profesionale nga anëtarësimi në FIGC nëse:

  1. a) ata marrin pjesë në gara të organizuara nga shoqata private që nuk njihen nga FIFA, UEFA dhe FIGC;
  2. b) ata garojnë në ndeshje miqësore dhe turne pa autorizimin e FIGC”.

Juventusi është ende i përfshirë në Super League dhe kjo është një këmbanë pikërisht për bardhezinjtë që duhet të heqin dorë sa më shpejt për të mos rrezikuar.


I panjohuri hyn në shtëpinë e Neymar, policia e dërgon në psikiatri!

E KRYER! Italia blindon “arkitektin” e saj edhe për 4 edicione