Lajme

“A jemi me një m*t Komisioni”, debate të ashpra te “Ligjet”

Duket se opozita është e vendosur që mos lejojë që seancat në Kuvend, apo Komisone të vijojnë normalisht.

Një debat është zhvilluar vetëm pak minuta më parë në Komisonin e Çështjeve Ligjore, ku deputeti Saimir Korreshi ka qenë i pakënaqur që është njoftuar për këtë mbledhje vetëm 12 minuta para se të niste.

Korreshi ka përdorur një gjuhë jo shumë etike në mbledhje që ka shkaktuar dhe debate me kryetaren e Komisionit, Klotilda Bushka. Më pas në këtë debat është përfshirë deputeti Bledion Nallbati dhe Gazment Bardhi.

Pjesë nga debati: 

Saimir Korreshi: Si mundet të shkleësh rregulloren dhe të njoftosh 12 minuta para. Na dërgoni një mesazh dhe njoftohem 12 minuta para as material asgjë. A jemi me një m*t Komisioni ligjesh apo ca jemi.

Bushka: Ju tërheq vëmendjen për etikën dhe kjo nuk është për procedurë. Mu drejto me ju.

Korreshi: Nuk ma mbyll dot fjalën mua.

Bushka: Këtë revanshin e ulërimës, ndërprerjes, gjuhës së urrejtjes përdoreni atje ku ju ecën, jo në kuvend.

Gazment Bardhi: Përjashtuat 23 deputetë

Bushka: Mendova se do të kërkonit falje për sjelljet e dhunës. Ky është fundi I parlamentarizmit. Mendova se do të kërkonit falje. Do të distancoheshit nga aktet e dhunës.

Nallbati: Më jep fjalën. O ti zonjë më jep fjalën se fole për mua

Bushka: Keni prekur fundin.