Lajme

A ke ndjenja për Amosin? Dea Mishel flet për herë të parë për marrëdhënien që ka me aktorin

Dea Mishel dhe Amos Zaharia janë përfolur në media se gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother Vip” ata kishin kimi me njëri-tjetrin.

Por së fundmi Dea finalistja e BBV ka folur për marrëdhënien që kishte me aktorin Amos Zaharia gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.

Ajo sqaroi njëherë e mirë për publikun  në “Më lër të flas” se nuk ka pëlqim për të, madje nuk ruan as miqësi.

TS Poll - Loading poll ...

Pjesë nga biseda:

Donaldi: Nuk ke më kontakte, miqësi

Dea Mishel: Jo pra. Nuk është se kisha turp brenda dhe prita

Donaldi: Po pse, ai djali i mirë është…

Dea Mishel: Po, shumë djalë i mirë është. E vlerësoj shumë.

Donaldi: Po çfarë do më? Ai djalë king është, nga familje e mirë vjen

Dea Mishel: Po, të gjitha i ka. Nuk i mungon asgjë.

Donaldi: Ka lidhje me mbretër. Është vëllai i princeshës

Dea Mishel: Një shok shumë i mirë…