Lajme

Ajo që dalloni të parën në foto do të zbulojë identitetin tuaj

Siluheta e një qeni

Jeni një person i thjeshtë dhe i qetë. Evitoni dramat, doni të jetoni të relaksuar dhe dini si t’i përshtateni çdo situate. Disa ju shohin si një person fleksibël, të mençur e të ndershëm e disa të tjerë si një njeri të dobët. Në fakt, jeni në gjendje të zgjidhni problemet tuaja. Familja dhe miqtë ju drejtohen shpesh për të marrë këshilla e opinione nga ju, pasi i vlerësojnë.

Siluheta një lepuri

TS Poll - Loading poll ...

Jeni një person impulsiv dhe ekstrovert. Shqetësoheni për atë që mendojnë të tjerët rreth jush dhe ndonjëherë e vrisni mendjen më shumë se ç’duhet. Jeni të rezervuar, kështu që të tjerët nuk e zbulojnë dot se ç’mendoni në situata të caktuara. Jeni të zotët për të fshehur emocionet ndaj edhe pse nuk keni shumë ‘miq’ rreth vetes, ata pak ju konsiderojnë një mik të vërtetë dhe të ndershëm. Mund të dukeni të ndjeshëm nga jashtë, por jeni shumë të fortë brenda vetes dhe dini si të merrni atë që doni. Nuk humbisni asnjë rast për të arritur objektivat e paracaktuara.

Siluheta e një maceje

Nëse patë një mace, do të thotë që jeni një person i qetë dhe i kthjellët, që nuk doni të tërhiqni vëmendje rreth vetes. Jeni veçanërisht të zotë për të pranuar kritikat konsturktive dhe punët e vështira për t’u bërë një person më i mirë, që mund të frymëzojë njerëzit që ka përreth.

Edhe pse jeni të pavarur, të përqëndruar dhe të përgjegjshëm, në të njëjtnë kohë jeni jashtëzakonisht  të disiplinuar në gjithçka që bëni. Kur dikush ju takon për herë të parë, mendon se jeni një person normal, pa asnjë talent të veçanta. Megjithatë, ndryshon mendim sapo ju njeh dhe e kupton se sa person special dhe i aftë jeni.