Lajme

Akademia e Shkencave, Skënder Gjinushi: Nuk kam rrogë

Kreu i Akademisë së Shkencave, Skëndër Gjinushi ka deklaruar se në këtë institucion nuk merr rroga. I ftuar në studion e Panorama TV, Gjinushi u shpreh se merr vetëm 300 mijë lekë të vjetra si honorar.

Ai tha se fondet shkojnë për projektet e Akademisë, ndërsa sqaroi se vetëm tre prej tyre janë akademikë, të tjerët janë profesorë.

“Akademikët marrin vetëm një shpërblim mujor, nuk janë me pagesë. Unë nuk marr as rrogë në Akademinë e Shkencave, marr një honorar 300 mijë lekë të vjetra në muaj.

TS Poll - Loading poll ...

Pse? Sepse ky fond është vetëm për 3 projektet dhe i marrin drejtuesit e projekteve dhe shumica e autorëve janë jashtë Akademisë së Shkencave.

Janë 3 akademike, janë 20 e ca profesorë, 3 janë akademikë. Për historinë mund të jenë 3-4, pjesa tjetër mbi 15 janë në ASA.

Pra ne e provuam. A ka efekt bashkëpunim për të rritur punën? Mund të japësh para, por po nuk ke kapacitetet do dështosh”, deklaroi Gjinushi.

Sipas kreut të ASH, projektet e Akademisë së Studimeve Albanologjike do të vazhdojnë.

“Projektet që janë nuk i ndal njeri. Siç fola, e vetmja gjë që do mundësojë kjo, sëbashku që konferencat, simpoziumet.. ne na ndodh shpesh që i dublojmë. Bëjmë ne një aktivitet, e bëjnë dhe ata. Pra shkojmë tek njëri – tjetri.

Janë botimet, patjetër kur bëhet një politike e përbashkët e botimeve, rritet cilësia e botimeve dhe nuk dublon”, u shpreh Skënder Gjinushi.