Lajme

Aksident i rëndë në Korçë, makina përplas për vdekje vajzën 14-vjeçare

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, ku ka humbur jetën një vajzë e mitur.

Bëhet me dije se  pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak, Maliq, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin I. K., ka përplasur një shtetase 14-vjeçare, këmbësore

Vajza ka marrë plagë të rënda dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa është shoqëruar në komisariat shoferi.

“Më datë 31.10.2023, rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak, Maliq, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin I. K., ka përplasur një shtetase 14-vjeçare, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.