Lajme

Akuza për sulm seksual, aktori Kevin Spacey del sërish para gjykatës

Aktori fitues i çmimit Oscar, Kevin Spacey, u paraqit sërish sot në seancën gjyqësore, ku akuzohet për sulm seksual ndaj katër burrave.

Ylli 63-vjeçar i Hollivudit kishte mohuar më parë 12 akuza, duke përfshirë sulmin seksual dhe sulmin e pahijshëm. Gjykata e Kurorës Southëark do të merret me akuzat e bëra midis viteve 2001- 2013,

Aktori u deklarua i pafajshëm në janar për tre akuza për sulm të pahijshëm, tre akuza për sulm seksual dhe një akuzë për nxitjen e një personi për t’u përfshirë në aktivitet seksual pa pëlqim.

Fituesi i Oskar-it i ka mohuar katër akuzat për sulm seksual, të ngritura ndaj tij. Në seancën e parë në Gjykatën e Ëestminster Croën në 28 qershor, avokati i Spacey, Patrick Gibbs QC, tha se klienti i tij “mohon me forcë çdo shkelje penale në këtë rast”.

Gibbs u shpreh se i pandehuri ishte kthyer në Mbretërinë e Bashkuar “për të provuar pafajësinë dhe më pas të vazhdonte me jetën e tij”. Aktori ka dorëzuar lirimin me kusht të pakushtëzuar.

Spacey është i njohur për rolet e tij kryesore në “House of Cards”, “American Beauty” dhe “The Usual Suspects”. Ai ishte drejtor artistik në teatrin The Old Vic në Londër midis 2004 dhe 2015.