Lajme

Al Pacino do të bëhet baba në moshën 82-vjeçare

Aktori Al Pacino do të bëhet baba për herë të katërt në moshën 82-vjeçare. Partnerja e tij 29-vjeçare, Noor Alfallah, është në pritje të ëmbël dhe është në muajin e 8-të të shtatzënisë.

Sipas asaj që thuhet, ylli i kinematografisë është në një lidhje me 29-vjeçaren që nga prilli i vitit 2022.

Dyshja ndezën për herë të parë thashethemet për romancë kur u fotografuan duke ngrënë darkë së bashku. Burime të shumta i thanë Page Six vitin e kaluar se çifti në të vërtetë ishin takuar në heshtje që nga pandemia. Al Pacino ka 3 fëmijë me dy gra të ndryshme dhe pas një muaji do të bëhet sërish baba.

TS Poll - Loading poll ...