Lajme

Al Pacino do të bëhet baba për herë të katër në moshën 83-vjeçare, e dashura e tij 29-vjeçare shtatzënë në muajin e tetë

Aktori legjendar amerikan Al Pacino do të bëhet baba për herë të katërt në moshën 83-vjeçare.

Sipas TMZ, e dashura e tij 29-vjeçare, Noor Alfallah është shtatzënë në muajin e tetë.  Al Pacino është babai i tre fëmijëve të tjerë, Julie 33-vjeçare, të cilën e kishte me Jean Tarant dhe binjakëve 22-vjeçarë, Olivia dhe Anthony, të cilët i kishte me Beverly D’Angelo.

Marrëdhënia e Pacinos me Alfalah u përfol për herë të parë në prill 2022 kur ata u panë së bashku në një restorant. Megjithatë, në atë kohë, burime të ndryshme i thanë Page Six se të dy kishin lidhje që nga koha e pandemisë së koronavirusit.

TS Poll - Loading poll ...

“Pacino dhe Noor filluan të takoheshin gjatë pandemisë. Ajo është prej disa kohësh me Al Pacinon dhe po kalojnë mirë. Diferenca në moshë nuk duket të jetë problem edhe pse Pacino është më i vjetër se babai i saj”, tha një burim për Page Six.