Lajme

Arjan Çani: Arsyet pse duhet të rikthehet Lulzim Basha

Gazetari Arjan Çani tha në emisionin Now në Euronews Albania se Lulzim Basha ka të gjithë të drejtën të rikthehet në krye të Partisë Demokratike.

Sipas Çanit, rikthimi i ish-kryetarëve të partive është një gjë normale që ndodh kudo në botë, në momentin që ai vjen të kandidojë me votë dhe jo me forcë si në rastin konkret Basha.

“Basha është në të drejtën e vet, kush tallet me të është thjesht xheloz, nuk del njëri tjetër. Nuk ikën njëri, të heq vota, askush nuk ikën. Edhe në botë kur humbet një parti e djathtë, japin dorëheqjen kryetarët, ca mundohen të rikthehet në lojë dhe askush nuk merret pse po rikthehet ky. Politika është biznes por duhet të jetë biznes i ndershëm. Basha nuk po vjen pa zgjedhje, po u thotë njerëzve me këto takime modeste, që unë po vij. Pyetja është: pse po vjen, a ke një objektiv, një plan për Shqipërinë?

TS Poll - Loading poll ...

Rama para se të bënte kryetari i PS pësoi një kalvar goditjesh; një herë godiste Metën, një herë Nanon derisa një ditë tha: unë dua të bëhem kryetar i PS, Nano ishte kundër”, tha Çani.