Lajme

Babai denoncon zhdukjen e vajzës, kërkon ndihmën e policisë për ta gjetur

Një 55-vjeçar, banues në Prrenjas ka bërë një denoncim në komisariatin e policisë në Librazhd për largimin e vajzës së tij 25-vjeçe nga banesa.

Nëpërmjet një telefonate babai ka kërkuar ndihmë nga autoritetet policore për gjetjen e vajzë së tij. Nuk bëhet e ditur se prej sa orësh apo ditësh është zhdukur 25-vjeçarja, as shkaku.

Për pasojë, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e të resë.

Njoftimi i policisë:

“Në Komisariatin e Policisë Librazhd ka kallëzuar shtetasi Xh. D., 55 vjeç, banues në Prrenjas, se i është larguar nga banesa vajza e tij, shtetasja Xh. D., 25 vjeçe. Vijon puna për gjetjen e saj”