Lajme

Berat, ja kush janë anëtarët e grupit kriminal që ishin përgatitur për të kryer vrasje (EMRAT)

Tre persona të dyshuar si vrasës me pagesë u shpallën në kërkim nga policia e Beratit e cila tha se ka parandaluar planin e tyre për eliminimin fizik të një personi. Hamit Berisha, 55 vjeç, nga Kosova, Arli Shehu, 30 vjeç, nga Korça dhe Ermal Gora, 43 vjeç, nga Tirana, u arratisën në pyll pasi kuptuan se policia ishte vënë në ndjekje të tyre.

Forcat e rendit u gjetën automjetin tip “Chevrolet” që përdorën tre të dyshuarit, i cili ishte marrë me qira në Kavajë. Brenda makinës u gjet një motoçikletë e vjedhur në Kosovë, bashkë me një armë zjarri automatik me silenciator, një pistolete me silenciator, municion luftarak, 2 skafandra, veshje kamuflazh (xhup meshini), 2 radio, dylbi, dorashka dhe lëndë djegëse. Armët e gjetura janë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore.
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tentativa për atentat në Berat, ku është gjetur një makinë plot me municione. Makina dyshohet se është marrë me qera në Kavajë.

Ndërsa motori që do të përdornin 3 personat e shpallur në kërkim që dyshohet se janë vrasës me pagesë ishte vjedhur në Kosovë, raporton gazetari i Report Tv Sokol Dema.

TS Poll - Loading poll ...

Tre personat e shpallur në kërkim, Hamit Berisha, Arli Shehu, Ermal Gora, janë identifikuar përmes kamerave të një karburanti.