Lajme

Berisha bllokon foltoren, deputetja e PS flet nga vendi, ndërpritet sërish seanca

Në një kaos të vërtetë është duke u zhvilluar seancën e sotme në Kuvend. Seanca rinsi pas 5 minutash ndërprerje pasi përplasje fizike mes deputetëve të PD dhe PS.

Situata vijon të jetë e njëjtë. Ish-kryeministri Sali Berisha ka zënë foltoren dhe vijon fjalën e tij “live” nga Facebook-u, ndërsa deputetja e Vlorës Teuta Ramaj mban fjalimin nga vendi ndërkohë që deputeti i PD, Flamur Noka pranë saj godet vazhdimisht tavolinën me grusht që mos ta lejojë të flasë.

Në këto rrethanave, vetëm në pak minuta kryetarjha e Kuvendit, Lindita Nikolla ka ndërprerë për herë të dytë seancën.