Lajme

Bilanci tragjik, numri i njerëzve të vrarë në Gaza rritet në mbi 8000

Numri i njerëzve të vrarë në Gaza është rritur në 8,306, tha ministria e shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi.

Gjithsej 3,457 fëmijë janë në mesin e të vdekurve.

Ndërsa në Bregun Perëndimor, numri i të vrarëve që nga 7 tetori është rritur në 121.

Më shumë se 1,400 njerëz janë vrarë në anën izraelite, kryesisht civilë gjatë sulmit fillestar të Hamasit.