Lajme

Bolivia ndëpret marrëdhëniet diplomatike me Izraelin

Bolivia thotë se ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin për shkak të operacionit të saj ushtarak në Gaza.

Zëvendësministri i Jashtëm, Freddy Mamani dënoi veprimet e Izraelit si “agresive dhe joproporcionale”.

Bolivia është vendi i parë i Amerikës Latine që ndërpreu marrëdhëniet me Izraelin për shkak të konfliktit. Ajo ka bërë thirrje për një armëpushim dhe thotë se do të dërgojë ndihma në Gaza. Vendi rivendosi lidhjet me Izraelin vetëm në vitin 2019, një dekadë pasi ato u ndërprenë për shkak të sulmeve të mëparshme në Rripin e Gazës.

Ndërkohë në krahun tjetër, Katari dënoi sulmin në kampin e refugjatëve në Gaza dhe tha se këto lloj sulmesh do të “minojnë ndërmjetësimin dhe përpjekjet për de-përshkallëzimin”.

Tani ka disa reagime ndaj ushtrisë izraelite që konfirmon se ajo kreu një sulm në Jabalia, për të cilin thotë se vrau një komandant të lartë të Hamasit. Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi dhe një drejtor spitali thonë se të paktën 70 persona janë vrarë.