Lajme

Bushati: Shqipëria ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka deklaruar se vendi ynë duhet ta shohë Serbinë përmes syve të Kosovës.

Në një intervistë për “RTK’, Bushati u shpreh gjithashtu se Kosova duhet ta shohë Tiranën dhe Shqipërinë si derën e parë ku troket për të marrë një opinion apo ide, ashtu duhet edhe Shqipëria.

Më tej ai ka shprehur shqetësimin e tij se asnjëra nga këto nuk ka ndodhur, duke shtuar se raporti ndërqeveritar mes dy vendeve ka nevojë për shtensionim.

“Ne duhet ta shohim Serbinë përmes syve të Kosovës. Fakti që them, do të thotë se ka vend për përmirësim në këtë pikë. Sikundër Kosova duhet ta shohë Tiranën, Shqipërinë, si derën e parë ku troket për të marrë një opinion apo për të marrë një ide. As e para e as e dyta nuk ka ndodhur.

Fakti që nuk ka ndodhur as e para, as e dyta do të thotë që ka nevojë për kapilarizim shumë më të madh të këtij raporti, ka nevojë për shtensionim të raporteve ndërqeveritare”, u shpreh Bushati.