Lajme

Çfarë po ndodh në Francë pasi policia qëlloi një 17 vjeçar?

Nga Sebastian Zonja

Në Francë kanë shpërthyer protestat sepse një polic qëlloi me armë duke i marrë jetën një 17 – vjeçari që udhëtonte pa patentë. Protesta të dhunshme shpërthyen mesnatën e së martës në periferi të Parisit. 17 – vjeçari ishte me origjinë arabe. Një politikane franceze tha për rastin – “Sa keq! Po bëhemi si Amerika.”
Presidenti Emanuel Makron doli dhe kërkoi falje. Ministri i brendshëm po ashtu. Të gjithë njëzëri janë kundër dhunës së uniformave blu, edhe pse shumë persona me origjinë arabe janë problem për sigurinë në Francë, ndoshta më shumë se kombësitë e tjera.
Krahasojini pak politikanët francezë, intelektualët dhe figurat publike atje me këta tanët këtu kur u vra Klodian Rasha.
25 – vjeçari Rasha u ekzekutua pak para mesnatës së 8 dhjetorit 2020 pranë banesës së tij në zonën e Laprakës, pasi efektivi Hajdaraj e ndoqi për ta ndëshkuar në lidhje me shkeljen e orës policore të vendosur për shkak të pandemisë dhe mosmbajtjen e maskës anti-Covid.
Policia u mundua të fshihte gjurmët e vrasjes, sipas shumë akuzave nëpër medie. VIP-at e qeverisë filluan t’i bënin biografinë familjes Rasha. Politikanët thanë se për këto ngjarje bëhen edhe filma nëpër botë.
Siç thotë një VIP-e shqiptare, kryeministri jonë ka mahnitur gjithë banorët e Senës kur qëndronte në Paris.
Ja, pra, kaq larg Francës është banori i nënurave të Senës dhe tabori i borizanëve të tij.