Lajme

‘Çmendet’ moti, nga temperaturat e larta në rrebeshe shiu! Ja si do të jetë fundjava

Moti për fundjavën pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme, ku do të ketë vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale kthjellimi.

Sipas parashikimit nga SHMU, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 deri 2 ballë. Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare.

TS Poll - Loading poll ...

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore në orët e mesditës dhe pasdites. Era do të fryje me drejtim verilindje-veriperëndim shpejtësi mesatare 1-7m/s, duke bërë që Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 1 ballë.