Lajme

DETAJE/ Nëna iu vra me porosi të babait, familjarët e Naimit çojnë në Suedi fëmijët

Opinioni shqiptar dhe me gjerë vazhdon të jetë i tronditur nga vrasja e Liridona Ademajt me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murseli.

Së fundmi, gazetarja Erjola Cacaj ka treguar se deri më tani dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të sigurimit të jetës së 33-vjeçares në Suedi. Ajo më tej tregoi se dy fëmijët e çiftit, 4 dhe 6 vjeç, janë larguar drejt Suedisë me familjarët e Naimit.

“Që nga arrestimi i Naimit ka pasur spekulime se përse ka ndodhur ngjarja. Por ajo që është raportuar më së fundmi në media ka qenë dhe për shkak të një sigurimi që ka poseduar Liridona si një nënshtetase e Suedisë, por ende nuk është bërë e qartë se përse ka ndodhur dhe se përse Naimi ka shtyrë vrasjen e sa. Vëllai i Liridonës sot ka treguar se prindërit e Naimit i kanë marrë fëmijët dhe kanë ikur në Suedi”, shtoi ajo.

Ndërkohë, më tej ajo është shprehur se vëllai i viktimës, Leonard Ademaj, ka thënë se deri më tani e vetja që që kanë kërkuar është zvharrosja e trupit.

“Sipas vëllaut të Liridonës kjo pjesë nuk është përmendur aspak nga familja  e tyre vetëm kërkesa që kanë është zhvarrosja e trupit”, tha ajo.

Kujtojmë se pak më parë kërkesa e familjarëve të Liridonës për zhvarrosjen e trupit të saj u aporovua nga shteti i Kosovës. Liridona do të rivarroset nesër në orën 14:00 në fshatin Rracaj, në vendin ku ajo ka lindur dhe jetojnë familjarët e saj.