Lajme

Dhuna ndaj 3-vjeçares, del nesër para gjykatës edukatorja Majlinda Dehima

Nesër në orën 10:30 do të mbahet seanca gjyqësore e edukatores Majlinda Dehima, e cila akuzohet se dhunoi vajzën 3-vjeçare në ambientet e kopshtin privat “Stinët” në Tiranë.

Edukatorja u arrestua më 9 nëntor, me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, pas publikimit të pamjeve filmike në rrjet. 48 – vjeçarja Majlinda Dehima akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

Masa nga prokuroria u kërkua pasi ka marrë në dorëzim pamjet filmike të kopshtit privat, ku shihej në disa episode dhuna ndaj të miturës.